“Irani sponsor i terrorizmit”, reagon Kryetari i Knessetit të Izraelit mbi votimin: Udhëheqja juja një shembull
Kryetari i Knessetit izraelit, Amir Ohana, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për të shpallur Iranin si shtet sponsorizues të terrorizmit, duke vlerësuar qëndrimin e Tiranës zyrtare.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Ohana ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe ligjvënësit shqiptarë për atë që e cilëson si një vendim të guximshëm dhe me bazë të fortë morale, duke nënvizuar rëndësinë e tij në raport me zhvillimet ndërkombëtare.
“Udhëheqja juaj vendos një shembull të rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar. Faleminderit”, thekson kryetari i Knessetit.
Reagimi vjen një ditë pasi Kuvendi miratoi rezolutën që e cilëson Iranin si shtet që mbështet terrorizmin, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet që kanë ndërmarrë një hap të tillë në nivel global.
Rezoluta u miratua me shumicë të theksuar votash, pas një nisme të ndërmarrë nga mazhoranca, ku theksohet se Irani përdor metoda terroriste për të avancuar objektivat e tij në politikën e jashtme.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës