Mbaron odiseja, 200 pasagjerët e Wizz Air mbërrijnë në Gjenova, falenderojnë Euronews
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Ka marrë fund odiseja e 200 pasagjerëve shqiptarë, të cilët kishin mbetur në aeroportin e Torinos pasi avioni me të cilin po udhëtonin u ul në aeroportin e këtij qyteti pasi nuk arriti të ulej edhe pas dy tentativave të pilotëve në Gjenova për shkak të motit të keq.
Këto janë pamje nga momenti i transportit me autobus ndërsa pasagjerët kanë mbërritur në Gjenova dhe kanë falënderuar Euronews për publikimin e problematikës së tyre, duke shtuar se interesi ka qenë i menjëhershëm pas raportimit.
“Para një gjysmë ore kemi arritur në Gjenova. Bile erdhën të kërkojnë aty kush ka dhënë informacion tek televizionet shqiptare,” thanë ata.
Kujtojmë se rreth 200 pasagjerë shqiptarë, të cilët udhëtonin me linjën ajrore Wizz Air, u detyruan të prisnin në Torino pas devijimit të fluturimit nga Tirana për në Gjenova.
Piloti tentoi dy herë të zbresë në aeroportin e Gjenovës, por pa sukses, ndërsa tentativë e tretë u bë e pamundur dhe avioni u drejtua drejt Torinos, ku u ul në orën 13:00.
Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA
Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës
Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës