Delegacioni i Kuvendit në Bundestag, PD: Peleshi përjashtoi përfaqësuesit tanë

19 Mars 2026 | 17:23

Vizita zyrtare në Gjermani e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, është bërë shkak i përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës. Në delegacionin e Kuvendit nuk janë përfshirë deputetët e Partisë Demokratike, të cilët e konsideruan këtë veprim një akt të paprecedentë. Kuvendi shpjegoi se nga opozita janë dy deputetët Redi Muçi dhe Edmond Haxhinasto, ndërsa referuar deputetëve të Partisë Demokratike është miratuar, sipas kërkesës së tyre, një agjendë e cila parashikon zhvillimin e takimeve në të njëjtën ditë në Bundestag.

Në një reagim zyrtar të PD-së thuhet se edhe pse kjo parti kishte caktuar si përfaqësues të saj deputetët Tomor Alizoti dhe Klevis Balliu, kryetari i Kuvendit vendosi pa arsye të përjashtojë grupin e Partisë Demokratike.

“Niko Peleshi, në një akt të paprecedentë për një Kryetar Kuvendi, por të përsëritur prej tij, ka vendosur më pas pa asnjë arsye të përjashtojë grupin më të madh të opozitës në Kuvend nga delegacioni zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë në Bundestag. Emrat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike u hoqën qëllimisht për ta përjashtuar PD nga përfaqësimi institucional. Fatkeqësisht, ky vendim tregon sa vite dritë larg standardeve demokratike të Bundestagut gjerman është sot drejtimi i mazhorancës parlamentare”, thuhet në reagimin e PD.

Pjesë e delegacionit të kryetarit të Kuvendit në Gjermani janë deputetët Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë dhe Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë.

Në një reagim për Euronews Albania, Kuvendi sqaron se deputetët e PD ndodhen në Bundestag në një agjendë të miratuar sipas kërkesës së tyre nga kryetari i Kuvendit.

“Në delegacionin e Kryetarit të Kuvendit në Gjermani marrin pjesë edhe dy deputetë nga opozita, ashtu siç ka ndodhur në çdo delegacion zyrtar. Sa i përket përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Kryetari i Kuvendit ka miratuar, sipas kërkesës së tyre, një agjendë e cila parashikon zhvillimin e takimeve në të njëjtën ditë në Bundestag, përfshirë angazhime me komisionet parlamentare përkatëse”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

3 deputetë të PD, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu ndodhen në Gjermani dhe po zhvillojnë takime në Bundestag dhe me përfaqësues të CDU.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026