Gara për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zbardhen emrat e 7 kandidatëve
7 kandidatë kanë aplikuar pranë Kuvendit të Shqipërisë në përfundim të afatit për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka siguruar listën me kandidatët, ku mes emrave bien në sy ish-kryetari i KLP, Alfred Balla apo Genta Tafa, ish-kryetare e Komisionit të Vetingut.
1. Alfred Balla
2. Brunilda Menalla
3. Rozeta Ivanova
4. Genta Tafaj
5. Ermonela Xhafaj
6. Brikena Luto
7. Sonila Hysi Ruka
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zgjidhet me 71 vota për një mandat 5 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.
Për herë të dytë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik rivendosi çeljen e garës, pasi asnjëri prej kandidatëve të mëhershëm nuk mori mbështetjen e 28 deputetëve me firma.
Gara u hap në datën 3 mars 2026 dhe afati për paraqitjen e kandidaturave ishte 20 ditë.
Pas kësaj faze, kandidatëve i duhet që të marrin 28 firmat e nevojshme nga deputetët për të vijuar në fazën tjetër.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.