Vlorë, nis prishja e banesave të ndërtuara mbi kanalin e ujërave të shirave

24 Mars 2026 | 13:36

Ka vijuar këtë të martë prishja e banesave që janë ndërtuar mbi kanalet e ujërave të shirave.

Sipas raportimeve, aksioni për pastrimin e plotë të kanalit të ujërave të shirave ka mbërritur në një fazë të rëndësishme, një ndërhyrje e domosdoshme për rikthimin e funksionit të tij dhe parandalimin e përmbytjeve në qytet.

Autoritetet kanë nisur prishjen e ndërtimeve që prej vitesh kanë krijuar pengesa në rrjedhën e kanalit, duke sjellë pasoja të rënda gjatë reshjeve intensive.

Sipas burimeve zyrtare, ky aksion synon zgjidhjen përfundimtare të një problemi të kahershëm, që ka prekur shumë zona të qytetit sa herë ka pasur reshje të dendura shiu.

Banorët e prekur nga ky proces janë njoftuar prej kohësh dhe në vijim do të jenë në fokus të institucioneve, duke u mbështetur përmes programeve të strehimit social.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026