“Vrasja e Xhafës”, ç’ndodhi me Berishën? Salianji hap letrat: I vajta në shtëpi dhe..
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje lidhur me takimin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha pasi kishte dalë me leje nga burgu.
Salianji theksoi se ka dalë me leje në muajin majin. Sipas tij ai mori leje më vonesë pasi duhet të dilte në periudhën e fushatës zgjedhore. Ndër detajet nga biseda me Berishën, Salianji theksoi se kryedemokrati ka deklaruar se e liruan nga arresti në shtëpi duke iu referuar si ballkoni me kushtin që kryeministri Edi Rama do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2033.
Sipas tij, gjykatat janë nën drejtimin e qeverisë dhe e liruan Berishën para zgjedhjeve dhe jo atë pasi sipas tij Rama e ka patur më të lehtë me kryedemokratin. Salianji theksoi se ku ka kandiduar ka fituar prandaj e kanë lënë në burg.
Ai shtoi se nëse e vazhdojnë dhe trillojnë do të dalë disa të vërteta që më pas publiku t’i gjykojë por theksoi se tani nuk është momënti pasi të ftuarit insituan që t’i tregojë këtë të marte.
“Berisha më tha që i kam një detyrim Edi Ramë, që ta të rrij në pushtet deri në 2033-in sepse mua ma kërkuan këtë në momentin që më nxorrën nga ballkoni, gjykata e regjimit që më nxorri nga Ballkoni. Që pa diskutim, i thashë që në mënyrë të padrejtë e kanë çuar zotin Berisha në ballkon, edhe i kanë dhënë masën e arrestit të shtëpisë, e padrejtë, politike.
Por ai më tha që ja kam këtë detyrim se gjykatat meqënëse i kontrollon regjimi dhe Rama më ka nxjerrë nga arresti shtëpiak vetëm disa muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që mua më mbajti në burg, për shembull, nuk më la të kandidoj sepse e kam mundur aty ku kam qenë.
Zotin Berisha me sa duket e ka pasur të lehtë edhe këtu pastaj bëmë një diskutim se si na ndihmoi më shumë. A më ndihmoj mua qeveria që qëndrova 10 muaj në burg e nuk më la të kandidoj”, tha ai ndër të tjera.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve