Siguria në kantieret e ndërtimit, IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret

25 Mars 2026 | 10:02

Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, zhvilluan sot një takim me sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitet në zonën e Golemit dhe Qerretit

“Aktualisht, këtu janë 55 leje në zhvillim. Nga kontrolli i parë i kryer prej Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka rezultuar se vetëm dy objekte janë në respektim të kritereve ligjore, ndërsa pjesa tjetër konsiderohen keq ose shumë keq. Ju lutem shumë të merrni masa, sepse është detyrimi juaj. Është e pafalshme të dëmtohet turizmi në këtë zonë prej 55 kantiereve. Fakti që dy biznese janë në përputhje me ligjin do të thotë se është e mundshme për të gjithë”, u shpreh kryeinspektori Afrim Qendro.

Sipas tij, Golemi bashkë me Qerretin dhe Kavajën shkojnë me qindra mijëra banorë të përhershëm por edhe turistë që vijnë në zonë. “Nëse nuk jetojmë në harmoni me ta, nëse nuk jua sigurojmë jetën atyre atëherë ju nuk jeni në rregull me veten tuaj por edhe komunitetin që ju rrethon”, vlerësoi Qendro.

Më tej, ai kritikoi edhe performancën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Kavajës.

“Dua t’i drejtohem edhe drejtorit të IMT-së Kavajë. Nëse ti do ta kishe bërë punën, nuk do të ishim sot këtu. Duhet të jeni në lartësinë e detyrës për ta bërë këtë punë”, nënvizoi Qendro.

Kryeinspektori i IKMT-së njoftoi se javën e ardhshme do të fillojë një rikontroll në të gjitha kantieret e kësaj zone.

“Nëse subjektet nuk do të kenë përmbushur detyrimet e sigurisë teknike, do të merren masa të ashpra sikurse parashikohen në ligj. Ne po ju lëmë një afat të mjaftueshëm. Nëse nuk reagoni, nuk do të tolerohet askush”, u shpreh Qendro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026