Irani hedh poshtë planin 15-pikësh të Trump, përshkallëzohen sulmet ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
25 Mars 2026 | 16:51

Irani refuzoi të mërkurën planin me 15 pika të presidenti Donald Trump për të ndalur luftën dhe ka ndërmarrë sulme të reja ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit, përfshirë një sulm që shkaktoi një zjarr të madh në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit.

Televizioni shtetëror iranian në gjuhën angleze, Press TV, citoi një zyrtar anonim të ketë thënë se Teherani e ka refuzuar propozimin amerikan me 15 pika.

“Irani ka reaguar negativisht ndaj një propozimi amerikan që synonte t’i jepte fund luftës së imponuar. Fundi i luftës do të ndodhë kur Irani të vendosë se duhet të përfundojë, jo kur presidenti amerikan Donald Trump e imagjinon përfundimin e saj”, tha zyrtari.

Më herët, dy zyrtarë pakistanezë e përshkruan në mënyrë të përgjithshme propozimin, duke thënë se ai përfshinte lehtësimin e sanksioneve, kufizime në programin bërthamor të Iranit, kufizime mbi raketat dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës botërore.

Një zyrtar egjiptian i përfshirë në përpjekjet e ndërmjetësimit e cilësoi atë si një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” dhe tha se përfshin gjithashtu kufizime në mbështetjen e Iranit për grupet e armatosura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme

Udhëheqësi i Hezbollahut po e ashpërson qëndrimin e tij, duke pretenduar se negociatat me Tel Avivin janë “të turpshme”, ndërsa paralajmëron se siguria në Izraelin...
16:41 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026