Përkeqësimi i motit në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në këto data

25 Mars 2026 | 21:56

Mbrëmja e kësaj të mërkure ka sjell përkeqësim të kushteve të motit për qytetin e Vlorës. Përkeqësimi i gjendjes hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës ka sjellë gjithashtu masa kufizuese për lundrimin.

Si rezultat, është ndaluar dalja në det të hapur për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit deri në orën 06:00 të datës 27 mars. Autoritetet kërkojnë nga subjektet detare të marrin masa për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë.

Ndërkohë, anija e linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar lundrimin për datën 26 mars, ndërsa transporti ndërkombëtar detar vijon normalisht.

Përmirësimi i kushteve atmosferike pritet pas orës 06:00 të datës 27 mars.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026