Kurti takim me Macronin, Vuçiç zbulon kërkesat që Kryeministri i Kosovës do i prezantoj Francës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë sot takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Njoftimi erdhi nga zyra për informim e qeverisë, e cila konfirmoi se shefi i ekzekutivit udhëtoi sot për Paris. Ky udhëtim dhe ky takim, është i pari për Kurtin pas marrjes së mandatit të tretë si kryeministër.
Nuk ka detaje për agjendën, por të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke u krenuar se ka informacione ekskluzive për takimin, tha se Kurti do t’i prezantojë dy kërkesa Macronit.
Sipas tij, e para që është që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe e dyta të mbështesë propozimin që NATO-ja të largohet nga Zona e Sigurisë Tokësore në kufirin me Serbinë dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës ta marrin përsipër këtë detyrë./Kosovapress
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik