48 mijë shqiptarë u bënë shtetas të BE-së në 2024-n, të tretët në gjithë botën

27 Mars 2026 | 19:16

48 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2024. Me këtë shifër, shqiptaret renditet te tretet ne bote, pas sirianeve dhe marokenëve.

48 mijë shqiptarë kanë marrë nështetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2024. Shifra raportohet nga Eurostat dhe i përgjigjet një valë të lartë të kërkesave të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë emigruar gjatë viteve të fundit me kërkesën për të ndërtuar një jetë të re në Europë.

Për krahasim, Shqipëria renditet e treta pas Sirisë dhe Marokut, ndërsa Italia është vendi që ka dhënë më shumë pasaporta për shqiptarët, me 66% të totalit, e ndjekur nga Greqia, me 22%, Gjermania 7% dhe Suedia me 2%

Eurostat deklaron se në vitin 2024, pothuajse 1.2 milionë persona fituan shtetësinë e vendit të BE-së, me rritje 12% dhe në raport me vitin 2014, kur u dhanë 762 mijë shtetësi, rritja është 55%.

Në vitin 2024, shtetasit sirianë përbënin grupin më të madh të qytetarëve të rinj të BE-së, me 110 000 shtetësi të dhëna. Shtetasit marokenë ishin grupi i dytë më i madh, me 97 100 shtetësi të dhëna, ndjekur nga shqiptarët me 48 000.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Drejtësisë flet në Këshillin e Europës: Krimi i organizuar luftohet duke ndjekur paratë

Duke folur nga Strasburgu, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi se transformimi i informacionit financiar në hetime, ndjekje penale dhe konfiskim pasurish është prova reale...
12:15 | 16/06/2026

E pazakontë në bregdetin e jugut, peshkaqeni dhelpër kapet në Borsh

Në bregdetin e jugut është raportuar një rast i pazakontë, ku në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Borshit ka rënë një peshkaqen i tipit...
11:41 | 16/06/2026

Prokuroria çon për gjykim dy persona të dyshuar për pastrim parash në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim dy anëtarë të një familjeje, të akuzuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, pas dyshimeve se të ardhurat...
11:20 | 16/06/2026