Rriten çmimet e fruta-perimeve në qytetin e Vlorës, qytetarët hasin vështirësi

29 Mars 2026 | 13:37

Shtrenjtimi i naftës po shoqërohet me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas një vëzhgimi në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Vlorës, thuajse të gjitha produktet, por edhe frutat dhe perimet dhe bulmeti, tregtohen më shtrenjtë krahasuar me periudhën para nisjes së konfliktit.

Nëse para pak ditësh 1 kg domate tregtohej 200 lekë, sot shitet me 350 deri në 400 lekë. Ndërkohë, rritje çmimi ka regjistruar edhe perimet si speci, patëllxhani si dhe bulmeti, ku një kilogram djathë sot tregtohet 100-200 lekë më shtrenjtë. Një situatë e tillë prek drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve, sidomos të pensionistëve. Ata shprehen se qeveria duhet të kishte marrë masa më herët për të zbutur ndikimin e kësaj rritjeje.

Qytetarët thonë se nuk i përballojnë dot këto çmime, të cilat i quajnë abuzive. Sipas tyre nuk e përballojnë dot jetesën në të tilla çmime.

“Nuk na del llogaria, ça do marrim më përpara, ilaçet apo një sallatë. Mora dy banane, nuk kam lekë më. Shumë të larta janë, me rritje janë çdo gjë këtu te ne. Ka ndikuar edhe nafta, por edhe këta i rrisin vetë, nuk e përballojmë dot”,është shprehur një e moshuar.

Ndërkohë, një grua tjetër është shprehu se çmimet janë rritur më shumë se çduhet.

“Çmimet e larta janë, kanë pasur rritje më tepër seç duhet. Ka ndikuar edhe nafta, s’mund të jetë e përballueshme se me pagën që merr s’kompensohet dot çmimi. Shpresojmë të ketë ulje, po s’e dimë.

Sakaq, një qytetar tjetër ka thënë se rritja e çmimeve është bërë në mënyrë abuzive, duke shtuar se: “Çmimet janë të shtrenjta më të keq, ça të bëjmë, është e vështirë. Ka shumë rritje, e bëjnë në mënyrë abuzive. Duhet t’i kontrollojë shteti, nën petkun e naftës ndodhin këto, se ça lidhje ka domatja me naftën”.

Për të mos “trembur” blerësit, një pjesë e tregtarëve nuk i ekspozojnë çmimet në tezgat e tyre. Por edhe ata vetë pranojnë rritjen e çmimeve, veçanërisht për produktet e importit. Kjo situatë, sipas tyre, po shkakton një braktisje të tregut nga blerësit, aq sa çdo ditë po i çon drejt falimentimit, duke i detyruar të braktisin aktivitetin e tyre shumëvjeçar.

“Ja vijmë vërdallë, asgjë s’kam shitur. Janë rritur çmimet nga lufta, nga Edi Rama, se ai i ngre. Molla, kungulli, karrota nga 1 mijë lekë më shumicë. Kanë ikur gjithë rinia, pensionistët marrin 100 mijë lekë, ça do blej unë me kaq. Më keq do vejë, të na rrojë Edi Rama që tha do na i ngrinte”, është shprehur tregtari.

Ndërkohë që jo vetëm produktet e shportës, por pas rritjes së çmimit të naftës rritja e çmimeve ka prekur çdo sektor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026