Tentuan të hynin në Angli me kamion, arrestohen dy shqiptarë dhe shoferi! Njëri ishte i armatosur

31 Mars 2026 | 10:19

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet franceze. Mësohet se ata janë arrestuar pasi u kapën me një armë me silenciator ndërsa përpiqeshin të hynin në Britani në pjesën e pasme të një kamioni.

Në pranga është vënë edhe shoferi i kamionit. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende të ditur ndërsa ata u arrestuan nga policia franceze në Calais të premten, ndërsa automjeti me të cilin po udhëtonin po përgatitej të hipte në një traget.

“Njëri mbante një pistoletë me silenciator të bashkangjitur. Oficerët e armëve të zjarrit kryen arrestimet pa u lënduar askush

Ekzistojnë frikëra se burrat mund të jenë gangsterë që kishin ndërmend të takoheshin me figura të tjera të botës së krimit shqiptar në Britani”, njoftoi policia.

Lidhur me këtë operacion kanë nisur dy hetime, një për posedim të një arme të ndaluar dhe një tjetër për shoferin, për ndihmë të emigracionit të paligjshëm. 

Sipas Daily Mail, rruga e emigrimit të paligjshëm të Kanalit Anglez është lidhur shpesh me shqiptarët.  Bandat shqiptare shpesh lidhen me krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë vjedhjet dhe kontrabandë. 

Numri i shqiptarëve që hynë në Britani nëpërmjet rrugës së Kanalit u rrit ndjeshëm në vitin 2022, me më shumë se 17,000 individë që aplikuan për azil. 

Deri në vitin 2024, kjo shifër kishte rënë nën 3,000, sipas analizës së Observatorit të Migracionit të numrave të Ministrisë së Brendshme në tetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje...
22:00 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE

Një nga protestueset që mori fjalën këtë të premte tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. Ajo u shpreh se i ka...
21:12 | 19/06/2026