Kush është drejtori i ri i Policisë?! Artan Hoxha nxjerr sekretet e Skënder Hitajt
Gazetari, Artan Hoxha i ftuar këtë të marte në Euronews Albania ka folur lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skëndër Hitaj. Hoxha gjatë fjalës së tij theksoi se është dakord që kryeministri i vendit të zgjedhë drejtorin e ri dhe sipas tij në rast dështimi ai duhet të mbajë edhe përgjegjësi.
Ndër të tjera, Hoxha bëri edhe një përmbledhje të detyrave të mëparshme të Hitajt. Hoxha u shpreh se ai është një oficer policie i cili i ka kryer të gjitha detyrat bazë nga nën inspektor në inspektor. Ai e ka cilësuar si avantazh për Hitajn që ka punuar për disa vite në policinë kriminale.
“Hitaj ka kryer si përgatitje dhe si formim, është një oficer policie qe i ka kryer të gjitha detyrat bazë. Nga detyra e parë nën inspektor në inspektor. Ka punuar shumë në policinë kriminale që të jep një njohuri më të mirë për policinë edhe për defektet dhe avantazhet.
Të bën të njohësh krimin e rrugës dhe krimin e organizuar. Është një njeri që di se çfarë bën se i ka kaluar këto faza. Kjo është gjëja më e mirë që ka në favor. Detyrat kryesore i ka patur në 3 qarqe problematike të vendit, qarku i Shkodrës, Durrësit dhe Fierit”, tha ai ndër të tjera.
Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë
- 18:57 Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
- 18:49 Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 18:36 Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë
- 18:30 Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
- 18:15 Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema
- 18:13 Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Elbasan, shpëton shoferi