Zgjedhjet vendore në 2027-ën, Rama në mbledhje me Manastirliun: Jam i bindur që do jemi fitues!

31 Mars 2026 | 16:47

Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, Kryeministri Edi Rama së bashku me Drejtuesen politike të Tiranës, Ogerta Manastirliu u ndal te zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh i bindur se PS do të shpallet fituese, pasi përgatitjet kanë nisur më herët se partitë e tjera.

“Besoj që jeni të informuar që kemi nisur një proces gjithëpërfshirës dhe të shtrirë në krejt territorin e Shqipërisë për të bërë një rrugë e dy punë, pasi nga një anë kemi zgjedhjet në organizatat socialiste dhe nga ana tjetër është me vend që të bëjmë një proces bashkëbisedimi në radhë të parë brenda nesh.

Jemi tamam në kohë për të filluar që të mbjellim rezultatin që do të korrim në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të jenë pas 14-15 muajve. Jam i bindur që do jemi fitues, për një arsye tjetër, që është arsyeja që na mbledh sot. I fillojmë përgatitjet shumë para të tjerëve. Kur të tjerët merren me ne, ne merremi me veten.

Dua ta filloj këtë bisedë me ju nga Tirana, por nuk do ndalemi vetëm këtu. Në këtë proces është shumë e rëndësishme të flasim për një sërë gjërash që merren të mirëqena”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026