U tha se kanë bashkëpunuar me PS, anëtarët e PD-së Durrës: Dua takim me Berishën, po gënjejnë
Disa anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës, këtë të mërkurë, shkuan në selinë e PD-së për të kërkuar llogari mbi pretendimin se ishin përjashtuar nga partia. Ata rrëzuan pretendimin se, sipas PD-së, ata kishin ndihmuar PS-në.
Anëtari i PD Durrës: Jam këtu për të kërkuar shpjegime mbi përjashtimin tim. Çdo rresht i vendimit është anti-statutor. Kam kërkuar ballafaqim me lidershipin dhe kam kërkuar fakte dhe prova që çuan në vendimin e shkarkimit tim. Jemi këtu bashkë dhe, me insistimin e këtyre demokratëve, kërkojmë nëse është e mundur të bëjmë një ballafaqim me zotin Berisha, pasi jemi rënduar shumë me akuzat. Janë akuza shumë të rënda për mua dhe kolegun tim. Ja ku jemi dhe të ballafaqohemi, sepse i detyrohemi këtyre demokratëve.
Pyetje: A keni bashkëpunuar me PS kundër PD-së?”
Anëtari i PD Durrës: Nuk kemi bashkëpunuar; është një gënjeshtër shumë e madhe. Parkimi është pronë private dhe unë jam pjesëtar i saj. Shumë mirë që më pyetni, sepse kjo gjë ka qarkulluar nën zë. Unë do t’ju vë në dispozicion certifikatën e pronësisë që tregon se jam pronar. Nëse ky është shkaku, kanë gabuar rëndë.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut