I akuzuar për korrupsion zgjedhor, GJKKO e dënon me 1 vit e 2 muaj burg

2 Prill 2026 | 10:47

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtor të pandehurin Marim Leka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burg.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 75, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Marim Leka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 27, datë 01.04.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Marim Leka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e këtij dënimi me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Marim Leka me 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim, vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit apo ndalimit të tij.

3. Provat materiale të bashkuara me fashikullin e gjykatës, një cd me mbishkrimin “Nr.Marim Leka-M.T”, me përmbajtjen e të dhënave të bisedave ambjentale të zhvilluara midis të pandehurit Marim Leka dhe shtetasit M.T të asgjesohen pasi vendimi të marrë formë të prerë.

4. Shpenzimet hetimore dhe gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

5. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident tragjik në Fier, humb jetën një 34-vjeçar me motomjet

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në qarkun e Fierit. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:10, në...
18:08 | 19/06/2026

UNICEF: Emigracioni dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri

Në Shqipëri, numri i fëmijëve po bie, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten më të ulëta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Këto...
17:33 | 19/06/2026

Mbi 5000 vizita në qendrat shëndetësore verore vetëm në 2 javët e qershorit

Më shumë se 5000 pushues vendas dhe të huaj janë drejtuar në Qendrat shëndetësore verore për ndihmë mjekësore. Problematikat e tyre kanë qenë nga më...
17:27 | 19/06/2026