Rama: Shqiptarët janë përballë mundësisë reale për t’u integruar në BE
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Gjatë një takimi me Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë 14-të në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se për herë të parë shqiptarët po përballen me një mundësi reale për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ai theksoi se dera për vendin është e hapur dhe se mbështetja e fuqive të mëdha e vendos Shqipërinë në një pozicion të favorshëm duke nënvizuar se kjo mundësi duhet shfrytëzuar pasi egziston dhe rreziku që ajo derë të mbyllet.
“Duhet ta keni parasysh në çfarë kohësh jetojmë sot. Është hera e parë që shqiptarëve u buzëqesh fati, të gjitha fuqitë e mëdha, shqiptarët i kanë me vete. Asnjëherë nuk e kemi pasur kaq konkrete mundësi për t’u bërë pjesë e klubit europian. Është derë e hapur por që mund të mbyllet dhe nuk mund të humbet për asgjë në botë. Ne nuk kemi çfarë i bëjmë disa të paudhëve, se nuk e kanë idenë, po tentojnë të dëmtojnë, fatin që shqiptarëve po u buzëqesh. E kundërta është gjëja më dramatike, që ne mos t’ia dalim dot”, tha Rama.
Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA
Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës
Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës