Deabt në RMV, Mickoski kritikon qeverinë shqiptare për mosangazhim në Korridorin VIII

2 Prill 2026 | 18:02

Debati për Korridorin VIII në Maqedoninë e Veriut është tensionuar pas akuzave të kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj qeverisë shqiptare për mungesë angazhimi. Ndërkohë, opozita shqiptare në RMV i kundërshton këto pretendime dhe thekson ekzistencën e një marrëveshjeje për zhvillimin e projektit.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar qeverinë shqiptare se nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për realizimin e këtij projekti strategjik.

Pas kritikave se traseja po devijohet qëllimisht për të shmangur lidhjen përmes Strugës, Mickoski kërkoi që çështja të mos politizohet në baza ndëretnike, duke garantuar se qyteti do të përfshihet në projekt.

“Është mirë që këtë pyetje t’ja bëjnë edhe politikanëve shqiptar në Shqipëri sepse atje autostrada nuk do të jetë deri në Qafë Thanë dhe nuk do të jetë as rrugë me shpejtësi të lartë. Por, do të jetë 20-25 kilometra larg Qafë-Thanës, dhe është e vërtetë që Struga nuk do të lidhet me autostradën Kërçovë-Ohër. Absolutisht qytetarët nuk do të mbesin pa lidhur”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër i RMV-së.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë pranoi se traseja e projektit mund të pësojë ndryshime për shkak të shqetësimeve të ngritura nga UNESCO, pasi një segment i autostradës prek zona të mbrojtura.

“Nëse trajektorja mbetet kontestuese për UNESCO-n, do të kërkojmë mënyrë tjetër”, tha ai.

Deklaratat e Mickoskit janë kundërshtuar nga opozita shqiptare në Maqedonia e Veriut, e cila thotë se ekziston një marrëveshje ndërmjet dy qeverive për ndërtimin dhe bashkëfinancimin e një tuneli që do të zhvendoste pikën kufitare dhe do të shkurtonte ndjeshëm distancën, duke rrëzuar pretendimet për një ndërprerje të projektit rreth 20-25 kilometra larg kufirit.

Debati për Korridorin VIII mbetet i hapur, ndërsa projekti konsiderohet me rëndësi të lartë strategjike për lidhjen infrastrukturore dhe ekonomike në rajon, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë korridorin pan-evropian Lindje-Perëndim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026