VIDEO/ Denoncimi i mësueses në Vlorë: Si u dhunova nga fqinji i prindërve

2 Prill 2026 | 19:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku një 42-vjeçare me inicialet E. L., mësuese, ka denoncuar se është dhunuar nga fqinji i prindërve të saj.

Ngjarja ndodhi pak orë më parë në zonën e Skelës. Sipas dëshmisë së saj, fillimisht është ofenduar verbalisht dhe më pas është sulmuar fizikisht, por ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmën e policisë.

E dhunuara tha se konflikti ndodhi pa asnjë shkak të mëparshëm dhe se autori është banor në të njëjtin pallat me prindërit e saj.

“Rreth orës 13:00–13:30, duke shkuar për në shtëpi, më del përpara një person i veshur me rroba të zeza dhe kapuç që i mbulonte pjesërisht fytyrën. Më shtrëngoi prej fyti dhe më shan pa asnjë arsye. Me këtë person nuk kam pasur kurrë konflikt. Menjëherë njoftova policinë dhe, e frikësuar, u drejtova në banesën e prindërve të mi. Por ai më ndoqi dhe më dhunoi sërish, duke më kapur fort nga fyti. Në përpjekje për t’u larguar, më qëlloi në dorë dhe më mori telefonin duke e thyer që të mos mund të telefonoja askënd”, ka rrëfyer E. L.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026