“Fierza po bëhet një fshat i vdekur”, të moshuarit përshkruajnë pasojat e zbrazjes demografike
Fierza e Belshit, një fshat që dikur numëronte mbi 500 familje, po përjeton një zbrazje të thellë demografike. Emigracioni masiv i të rinjve dhe mungesa e shërbimeve bazë kanë detyruar banorët të largohen, duke lënë pas një komunitet thuajse të vdekur. Sot, fshati numëron vetëm rreth 50 banorë.
Rrugët janë të zbrazëta, shtëpitë të mbyllura, dhe aktiviteti ekonomik thuajse i papërfillshëm. Banorët e mbetur, kryesisht të moshuar, përballen çdo ditë me vështirësi për të siguruar jetesën dhe shërbimet më bazike.
“Fierza nuk ka njëri, ka ik rinia e gjitha. Pse? Nuk ka punë, nuk ka të ardhura… Shëndetësia ka mbaruar, nuk ka fare këtu. Shkollë? Ja ku është, ka 4 nxënës. Dikur kishim 400-500 banorë, tani mezi bëhen 50. Për çdo gjë duhet të shkojmë në Belsh, në Elbasan, në Lushnjë…”, thotë një nga banorët.
Papunësia mbetet një nga arsyet kryesore të largimit të banorëve, të cilët ndërtojnë jetën e tyre në qytete të tjera apo jashtë vendit.
“Ikin nga papunësia e madhe… toka mbeten të pambjella, asnjë kujdes nga shteti, dikur fshati kishte fermë, ishte i bukur”, thotë një tjetër banor.
Banorët e moshuar përballen edhe me vështirësi për sigurimin e shërbimeve shëndetësore dhe ilaçeve.
“Ça të bëjmë ne, jetojmë të dy me pensionin. Duhet të shkoj për vizitë mjekësore, ilaçet nuk dalin, do iki t’i marr”, thotë një i moshuar.
Boshatisja nuk është fenomen i kufizuar vetëm në Fierzë të Belshit, por prek të gjithë qarkun dhe mbarë vendin. Shumë fshatra po përballen me të njëjtin realitet, ndërsa emigracioni i të rinjve po çon drejt shpopullimit gradual të komuniteteve rurale.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar