Arrestohet një 29-vjeçar në Vlorë, iu gjet armë pa leje në ambientet e tij

4 Prill 2026 | 13:14

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi iu gjet një armë zjarri, pushkë, në një subjektin që i përkiste atij.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. F., 29 vjeç, i cili rezulton se ka pasur më parë konflikt fizik me vëllanë e tij, shtetasin G. F., 37 vjeç.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim të shtetasit A. F., 29 vjeç, banues në fshatin Lezhan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte pasur më parë konflikt fizik me vëllanë e tij, shtetasin G. F., 37 vjeç.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026