Nismë për gjelbërimin, fëmijë dhe prindër mbjellin pemë në kodrat e Moravës
Me dhjetëra fëmijë të shoqëruar nga prindërit dhe gjyshërit e tyre kanë mbjellë pemë në kodrat e qytetit të Korçës, një nismë kjo disa vjeçare që synon të kthehet në traditë.
Një nga banoret e Korçës tregon se ajo vetë, kur ishte fëmijë, mbillte pemë në këtë zonë dhe sot kërkon që mbesa e saj të trashëgojë këtë veprim qytetar.
“se u shpyllëzua, e kemi pyllëzuar vetë kur ishim të vegjël, e kishim program. Çdo shkollë kishte kuotën e saj, duhet ta bënte. Vinim çdo javë e mbillnim. Në fillore, 8-vjeçare, e mesme, e njëjta gjë. Të kenë kujdes për bimësinë, për ambientin. I kujtoj mirë se këtu nuk ka qenë asgjë e papyllëzuar, tërë malin e Moravës e kemi mbjellë vetë me duart tona”, thotë ajo.
“Unë kam ardhur këtu të mbjell pemë e lule, sepse dua që njerëzit të kenë ambient të pastër dhe unë kur të rritem ta ujis e të jetë ambient i pastër”, thotë mbesa e saj.
Ardit Konomi, një nga organizatorët e kësaj nisme, tregon se po kthehet në traditë që qytetarët korçarë të mbjellin pemë dhe të rikthejnë edhe njëherë tjetër kurorën e gjelbër të qytetit.
“Jo vetëm fëmijë e gjyshër, por edhe shumë qytetarë. Në 11 e kishim lajmëruar si orë, shikoni sa njerëz ka, gjatë ditës ka ende më tepër. Traditë e bukur, edukimi që na duhet. Gjithçka e mirë. Ajo po e po, por duhet të jetë gjëja më e pakët që do arrijmë”, thotë organizatori Ardit Konomi.
Gjatë këtij viti, nisma synon mbjelljen e rreth 1500 pemëve, çka pritet të përmirësojë ndjeshëm kurorat e gjelbra në kodrat e Moravës.
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 07:15 Defekt në sistem, bllokohet qarkullimi trenave në Gjermani
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë