“Ujdi sekrete mes Putinit dhe Trumpit?”, Gazetari shqiptar në Moskë: Rusia përfiton nga lufta në Iran

4 Prill 2026 | 19:28

I ftuar në një lidhje live nga Moska për “Balkan Talks”, gazetari shqiptar në Rusi, Misha Pumo, foli për një ujdi të mundshme sekrete mes Putinit dhe Trumpit lidhur me Iranin.

Sipas Pumos, vendimet e Trumpit dhe Putinit në lidhje me konfliktin në Iran kanë sjellë një kombinim mes kënaqësisë dhe rezervës strategjike. Ai tha se, edhe pse vendimi i Trumpit duket i përkohshëm, ka treguar një orientim të qartë për të shmangur një luftë të gjatë. Nga ana tjetër, Putini i ka bërë thirrje kompanive ruse të naftës që fitimet e mëdha të mos shpenzohen pa plan, por të ruhen për menaxhimin e situatës në të ardhmen. Gazetari nënvizoi se Rusia përfiton ekonomikisht nga tensionet, edhe pse deklarohet shpesh pro Iranit.

Pumo tha se, pothuajse në të njëjtën ditë, deklaratat e pritshmërisë së luftës nga Putini dhe Trump tregojnë një koordinim të mundshëm ku të dy liderët parashikojnë një konflikt relativisht të shkurtër, gjë që mund të sugjerojë një ujdi që publiku nuk e di. Ai theksoi se SHBA nuk kanë interes të përfshihen në një luftë të gjatë, për shkak të kostos së madhe të armëve dhe municioneve, duke shtuar se intensiteti aktual i operacioneve do të kërkonte prodhimin e municioneve amerikane për pesë vjet me radhë për të mbajtur ritmin.

“Në fillim parashikohej që lufta do të zgjaste rreth një muaj, por situata ndryshoi. Nga ana tjetër, presidenti Putin i bëri thirrje kompanive të naftës ruse që të mos shpenzonin menjëherë fitimet e mëdha, por t’i ruanin për menaxhimin e situatës në të ardhmen. Rusia përfiton ekonomikisht nga ky konflikt, edhe pse deklarohet shpesh pro Iranit. Pothuajse në të njëjtën ditë, Putini dhe Trump thanë se pritshmëria e luftës është dy-tre javë, gjë që mund të tregojë një koordinim të fshehtë ose një ujdi që publiku nuk e di. Nga logjika e zhvillimit të ngjarjeve, SHBA nuk kanë interes për një luftë të gjatë, jo vetëm për arsye taktike, por edhe për shkak të kostove dhe humbjeve të mundshme. Intensiteti aktual i përdorimit të municioneve do të kërkonte prodhimin për pesë vjet radhazi për të ruajtur kapacitetin operativ. Në ngushticën e Ormuzit, Trump ka deklaruar se SHBA do të vendosin marinën e tyre vetëm si masë mbikëqyrjeje, por nuk do të ndërhynin drejtpërdrejt në menaxhimin e transportit të naftës. Parashikohet që për dy-tri javë situata të mbetet status quo, duke lënë hapësirë për negociata dhe përpjekje strategjike nga të dy palët”, tha Pumo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026

Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi...
21:49 | 29/05/2026