U kapën duke shitur lëndë narkotike, në pranga 26-vjeçari në Vlorë! Arrestohet edhe pasagjeri
Policia e Vlorës, në aksin rrugor Novoselë-Vlorë, ka arrestuar dy persona, pasi në makinën me të cilën udhëtonin u gjetën 16.90 gram lëndë narkotike e dyshuar, e llojit kokainë, e ndarë në doza, e cila dyshohet se do të shitej.
Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë drejtuesi i automjetit, shtetasi B. K., 26 vjeç, dhe pasagjeri, shtetasi E. Ç., 33 vjeç.
“Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në disa zona të qytetit dhe në akset rrugore, si rezultat i të cilave është goditur një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në aksin rrugor Novoselë–Vlorë, kanë ndaluar një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. K., 26 vjeç dhe pasagjer shtetasin E. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 16.90 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 4 aparate celularë dhe automjeti.
Në përfundim të veprimeve procedurale, dy shtetasit u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policië.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë