“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: Ndërtimi nuk është skenë krimi
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilluan një bashkëbisedim me sipërmarrës, në fokus të të cilit ishte sektori i ndërtimit dhe roli në ekonomi.
Në fjalën e tij në këtë takim Rama tha se ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe një rol të rëndësishëm ka luajtur ndërtimi.
Rama e cilësoi të papranueshme lidhjen apriori të ndërtimit me krimin dhe paratë e pista, duke mos përjashtuar faktin se ka edhe probleme.
“Është e pamundur për disa që të pranojnë suksesin, por është e pamundur që të gjithë ata që janë në sektorin e ndërtimit të futen në thesin e baltës. Ka disa fakte të rëndësishme për t’u nënvizuar. Vetëm nga ky projekt, ende pa nisur puna, bashkia e Tiranës ka marrë 14 mln euro taksë. Vetëm nga ky projekt, 14 mln euro janë një shumë e konsiderueshme. Në këtë projekt, kur të bëhet realitet, qyteti do të fitojë çerdhet, kopshtin dhe bashkia e Tiranës mund të fitojë një shkollë. Angazhimi i investitorit do të ndërtojë dhe shkollën kur t’i jepet trualli.
Për ata që lehin në çdo gjuhë, nga shqipja deri në anglisht dhe në gjuhë të tjera dhe që menjëherë nxitojnë ta kornizojnë këtë transformim si transformimin e krimit, sot që flasim ku projekt ka 350 apartamente të porositura nga vetëm diaspora shqiptare dhe që nuk paguhen me cash, por paguhen me bankë dhe 350 apartamente janë ¼ e apartamenteve që do të ketë gjithë ku kompleks i madh dhe sot janë të porositura. Ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme ndryshe nga çfarë thuhet në tenxheret mediatike…Nuk janë skena krimin, janë prova të një transformimi të madh”, tha Rama.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq