“A kanë bllokuar 9 vende integrimin e Shqipërisë në BE?”, Rama përgjigjet nga Durrësi
Kryeministri Edi Rama ka komentuar këtë të enjte nga Durrësi në takim me Asamblenë e PS-së së qytetit, lajmet mbi bllokimin e integrimit të Shqipërisë nga 9 vende anëtare të BE-së.
Rama tha se sipas tij aludimi se kanë bllokuar Shqipërinë në procesin e integrimit është një “barsoletë”.
“Po shohim këtë çështjen e anëtarësimit nga të dyja anët. Procesi ka njërën anë që lidhet me, një anë që lidhet me ta. BE-ja është si kjo këtu me dy kate, që në katin e parë janë mijëra punonjës që merren me të gjitha aspektet e BE-së, një pjesë e atij katit të parë merret me ndjekjen e procesit për vendet që duan të anëtarësohen. Në mënyrën se si plotësojmë detyrat, ata dërgojnë letrën në katin e dytë. Ata në kat të dytë nuk shohin si ata të katit të parë detajet.
Kati i parë si shkollë, i dyti si marrje në punë. Një mjafton të thotë jo në katin e dytë, nuk bëhet, 27 shtete duhet të jenë në një mendje. Të gjitha këto reforma e procese e bëjnë Shqipërinë shtet, prandaj janë një ushtrim jashtëzakonisht i dobishëm për ne. Bëhet Shqipëria si një vend i BE. Ne duhet të jemi gati. Kjo e 9 shteteve është barsoletë komplet. Barsoletë që 9 shtete kanë vënë veton, veton e vë njëri, po qe 9 nuk është më veto. Nuk ka fare”, tha Rama.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq