Rama ndaj opozitës: S’ka bllokim të negociatave me BE-në, shqiptarët nuk janë budallenj kur vjen puna të politika

11 Prill 2026 | 14:41

Rama gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në Lushnje, kritikoi edhe qëndrimet publike të PD që shprehin se negociatat me BE-në janë të bllokuara.

Rama ka hedhur përsëri poshtë diçka të tillë, duke theksuar se nuk ka asnjë bllokim të këtyre negociatave.

“Nuk ka se çfarë bllokimi të ketë. Duhet të jesh i lig. Janë të ligj, përbuzës ndaj shqiptarëve. I konsiderojnë budallenj. Kujtojnë se shqiptarëve u ka mbet ora te toka e xanun dhe merrni armët. Shqiptarët janë shumë më përpara se sa janë politikanët dhe gazetarët. Shqiptarët të japin ujë në bisht të lugës kur vjen puna të politika.

Nuk është bllokuar asgjë se janë negociata. Gjëja do ndodhi shpejt. Një gjë që negociojë sa vite do na lini që ti lemë fermerët tanë të adaptohen. Nëse hyjmë në 2030 më pak se 5 vjet, fermerët tanë nuk adaptohen dot. Do duhet të mbeten pa asgjë. Kjo është negociata. Kemi arritur të marrim premtim që sigurisht që do nënshkruhet se do shtyhet edhe 5 vjet të tjera lehtësie. Janë më pak se 10 vite, ikin shpejt”, tha kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026