Dita Botërore e Parkinsonit, neurologët: Sëmundja po prek edhe moshat e reja

11 Prill 2026 | 16:55

Pacientët që vuajnë nga Parkinsoni, një nga sëmundjet më të shpeshta degjenerative, po shtohen në numër. Në nivel global, të dhënat flasin për 12 milionë pacientë, ndërsa parashikimet tregojnë për dyfishim të rasteve deri në vitin 2050. Në Ditën Botërore të Parkinsonit, mjekët neurologë në Shqipëri theksojnë se vitet e fundit sëmundja po haset edhe në mosha të reja, pavarësisht se ajo është karakteristike për moshën e tretë.

“Është një sëmundje e moshës së tretë, që sa më tepër të rritet mosha, aq më shumë rritet mundësia për t’u prekur nga kjo sëmundje. Por vitet e fundit kemi shtim të rasteve edhe nën moshën 50 vjeç”, thotë mjeku Genci Çakçiri, Neurolog në QSUT.

Mjekët apelojnë për kapjen në kohë të sëmundjes, për t’i dhënë mundësinë pacientit të nisë herët trajtimin, rehabilitimin, por edhe ndryshimin e stilit të jetesës.

“Fillimi është shumë i ndryshëm, nuk është se ka një formë tipike, por ato që janë shenjat kryesore janë ngathtësia e lëvizjeve, ngurtësimi apo dridhja, zakonisht në njërën anë; nis me ngurtësim të dorës, plogështi apo ajo që është më e dukshme, dridhja. Një dridhje që ndodh në qetësi”, thotë ai.

Mjekët neurologë theksojnë se Parkinsoni është një sëmundje që kërkon mbështetjen e familjarëve, qoftë në marrjen korrekte të mjekimit, por edhe në ndjekjen e ushtrimeve për lëvizshmërinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026