Projektligji për paratë e pista, kufizim transaksioneve “cash” dhe bllokime direkte në dogana
Një projektligj i ri për parandalimin e pastrimit të parave të pista është hedhur për konsultim ditët e fundit.
Nisma synon të përafrohet ndaj detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, dhe për herë të parë integrohen rregulla strikte për asetet virtuale. Sipas kësaj dispozite, çdo transfertë e kriptoaseteve duhet të shoqërohet me informacion të plotë, të verifikuar dhe të pandryshueshëm mbi identitetin e dërguesit dhe të përfituesit.
Një shtyllë qendrore e projektligjit është edhe forcimi i kontrollit mbi lëvizjen e parasë cash dhe instrumenteve të ngjashme, përfshirë metalet e çmuara dhe kartat e parapaguara.
Në pikat kufitare sanksionohet detyrimi i deklarimit për çdo shumë të barabartë ose më të madhe se 10,000 euro. Autoritetet doganore fitojnë te drejtën për të bllokuar përkohësisht fondet, edhe nën këtë prag, nëse ekzistojnë indicie për lidhje me veprimtari kriminale.
Lidhur me transaksionet e brendshme, vendoset një kufi maksimal prej 10,000 eurosh për pagesat me para në dorë në transaksionet tregtare brenda vendit.
Ligji vendos edhe detyrime raportimi të bazuara në pragje vlere për blerjet e mallrave të luksit: për mjete motorike mbi vlerën 250,000 euro dhe mjete lundruese e fluturuese mbi vlerën 7.5 milionë euro.
Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE, One Albania prezanton investimet dhe planet e reja
Familjet në ndihmë ekonomike përfitojnë ujë falas deri në 5 m³ në muaj
Ibrahimaj: Nuk ka ende asnjë projekt për Zvërnecin, qëllimi ynë është që të realizohet
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…