Shehi: Pa reformë në Kushtetutë dhe sistemin zgjedhor nuk ka transformim

13 Prill 2026 | 21:00

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Dashamir Shehi bëri një analizë mbi zhvillimet politike në vend teksa u shpreh se opozita shqiptare, pavarësisht vështirësive aktuale, pritet të gjejë një formulë për t’u ringritur dhe për të ofruar një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij politika nuk është lineare dhe se ndryshimet mund të vijnë në momente të papritura, duke shtuar se pakënaqësia brenda elektoratit mund të prodhojë një kthesë të re politike. Ai tha se, një pjesë e votuesve të majtë të pakënaqur mund të mbështesin një alternativë të re, nëse kjo e fundit arrin të krijojë besim dhe të ofrojë një program të qartë.

Shehi theksoi nevojën për reforma të thella, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës, reformimin e sistemit zgjedhor dhe rishikimin e organizimit territorial, me qëllim forcimin e demokracisë dhe shmangien e përqendrimit të pushtetit.

Ai u ndal edhe te mungesa e debatit brenda mazhorancës, duke theksuar se prej vitesh nuk ka pasur kundërshtime të hapura nga deputetët e saj ndaj vendimeve të qeverisë. Sipas tij, kjo tregon mungesë pluralizmi dhe dobësi të funksionimit demokratik brenda institucioneve.

“Unë gjykoj përtej këtij trishtimi provizor, unë kam absolutisht bindjen që në këtë periudhë, nga këtu deri te zgjedhjet e tjera, edhe opozita shqiptare do ta gjejë formulën e vet se si do të alternohet, si do të nxjerrë njerëz përpara për zgjedhje të tjera. Ky është një fenomen që ndodh kudo dhe kjo që ndodhi në Hungari tregon që është absolutisht e mundur. Politika nuk është lineare, ka zigzaget e veta. Mjafton një moment përthyerje. Kush do ta votojë alternativën? Edhe socialistët e pakënaqur. Një alternativë e re duhet të garantojë tre gjëra kryesore: një administratë që nuk vjedh, barazi para ligjit dhe barazi për biznesin. Sot ekonomia është e përqendruar në pak duar dhe funksionon me zinxhir tenderash dhe nënkontraktorësh. Duhet të ndryshohet Kushtetuta, ligji zgjedhor dhe sistemi i administrimit të territorit. Pa këto ndryshime, nuk ka transformim real. Brenda mazhorancës nuk ka debat. Nuk kam parë një deputet që të kundërshtojë hapur një ligj problematik. Kjo tregon mungesë funksionimi demokratik. Unë nuk besoj se ndryshimi do vijë nga brenda Partisë Socialiste. Shpresoj që opozita ta gjejë rrugën e saj për të ndërtuar një alternativë të re”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braçe: Protesta është legjitime, puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar lidhur me  protestën kundër qeverisë që po zhvillohet prej 2 javësh në Tiranë. Përmes një statusi në...
13:56 | 14/06/2026

Aksidenti i rëndë në Pogradec-Qafë-Thanë, policia njoftim zyrtar, identifikohet viktima

Polica ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin fatal të shënuar paraditen e së dielës në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, ku humbi jetën një grua....
12:53 | 14/06/2026

Aksidenti i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Lin, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë...
12:00 | 14/06/2026