Tre persona në pranga pas kanosjes dhe dhunimit të një 35-vjeçari
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, pasi akuzohen se kanë kanosur me armë dhe kanë dhunuar një 35-vjeçar në qytet.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku, sipas njoftimit zyrtar, autorët dyshohet se kanë kërcënuar me pistoletë sportive shtetasin me inicialet L. S., i cili ndodhej brenda automjetit të tij. Më pas, ata kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga mjeti, duke e goditur me grushte dhe me tytën e armës.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan menjëherë operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve, duke bërë të mundur arrestimin e tre personave: Xh. I., 31 vjeç, K. H., 34 vjeç dhe M. Z., 20 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën të fshehur në një automjet pistoletën sportive që dyshohet se është përdorur në ngjarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma dhe dy automjete, përfshirë atë me të cilin autorët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes.
I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë