Detaje të forta nga zjarri, Karamuço: Bashkia e Kamzës çoi shkallaren, uji u mbush në Paskuqan
Profesori i kriminalistikës Ervn Karamuco tha në emisionin Now në Euronews Albania se mënyra se si u menaxhua situata me pallatin e djegur sot në Tiranë tregon mungesën e logjistikës nga bashkia e Tiranës me mjetet e nevojshme në situata të tilla.
Sipas tij zjarrfikësja e bashkisë Tiranë nuk ka shkallë që shkojnë më shumë se 5 kate dhe ditën e sotme është thirrur në ndihmë zjarrfikësja e Kamzës që e disponon një mjet të tillë të nevojshëm në kushtet kur Tirana është e mbushur me ndërtesa shumëkatëshe.
Ka ndodhur e njëjta gjë që ndodhi në Astir, e njëjta veshje dhe i njëjti tipologji pallati që rrezikoi jetën e banorëve. Këtu problemi nuk është çfarë e ka shkaktuar, shkëndijë elektrike është zakonisht. Problemi është si menaxhohen këto situata, këto situata janë për turp. Kanë qeshur ekspertët kur kanë parë në qiejt e Tiranës një helikopter me një kovë ujë që do shuante paretet anësore të një pallati.
Zjarrfikëset kanë shkallë deri në 5 kate, dhe çdo gjë tjetër mbi pesë kate digjet, bëhet shkrumb.
Dhe telefonata e parë ka qenë me bashkinë e Kamzës që jep pallate deri në 9 kate dhe ka shkallë deri në 9 kate, dhe i thanë hajde se po më digjen fëmijët brenda.
Bashkia Kamëz ka dërguar edhe shkallët 9-katëshe dhe ujin nga Liqeni i Paskuqanit.
Ja kështu menaxhohet situata në Tiranë. Bashkia e Tiranës të shkojë të blejë dronë që janë 35 mijë euro, 40 mijë euro dronët kinezë që i ka gjithë Evropa, që ngjiten deri në 60 kate dhe çojnë tubacionin me ujë që shuajnë flakët, se ndryshe do të digjej populli brenda”, tha Karamuço.
Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve