“Nuk hetohen vetëm shkaqet e zjarrit”, Ish-prokurori Beçi: Ku janë shkallët e emergjencës?
I ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin, ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugent Beçi, foli në lidhje me zjarrin që ra këtë paradite në një pallat në Tiranë, ku u shpreh se nuk duhet të hetohen vetëm shkaqet e zjarrit, por çështja duhet të shkojë më thellë.
Beçi theksoi se prokuroria duhet të nisë hetimin në tre drejtime, ku sipas tij duhet të niset se si është dhënë leja e shfrytëzimit të pallatit, si është dhënë leja e urbanistikës dhe mënyra se si i janë përgjigjur forcat e zjarrfikëses këtij rasti.
“Prokuroria duhet të hetojë thellë shërbimin zjarrfikës, duke iu referuar legjislacionit që ka dhënë leje për banimin e këtyre pallateve të reja, ku mungojnë shkallët e emergjencës, sistemi sprinkler dhe mbi të gjitha mungojnë alarmet automatike.
Ku është sistemi sprinkler në këto pallate? Ku është urbanistika, e cila nuk lejon të kalojë as biçikleta, jo më zjarrfikësja? Ku janë shkallët e emergjencës? Këto janë gjëra që duhet të hetohen që të mos kemi më raste të tilla.
Një prokurori, duke u bazuar te një rast i tillë, duhet të hetojë në tre drejtime: si është dhënë leja e shfrytëzimit, si është dhënë leja e urbanistikës, a ka pallati një pallat ngjitur, a ka ai pallat hapësira ku mund të kalojnë shkallët e emergjencës, në rrugë kryesore, si është sistemi i pallatit, dhe në momentin tjetër duhet hetuar se si janë përgjigjur shërbimet zjarrfikëse.
Ne pamë që shkallët e zjarrfikësve nuk shkonin as në katin e katërt, zjarrfikës pa mjete oksigjeni, dhe këto janë pjesë e hetimit. Në rast se i kishin dhe si i kanë përdorur, ata mbajnë përgjegjësi, por në rastin kur nuk i kanë, kush e mban përgjegjësinë?
Nuk hetohen vetëm shkaqet e zjarrit, janë lidhje shkak-pasojë në jurisprudencë. Në rast se ne do t’i kishim këto elemente, a do t’i kishim këto pasoja të zjarrit? Kjo është pyetja që duhet të bëjë hetimi”, u shpreh ai.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve