Takimi Rama-Meloni, gazetarja italiane zbulon detaje për Euronews Albania
Në një lidhje live për Euronews Albani me gazetarin Thimi Samarxhiun, gazetarja Roberta Benvenuti zbuloi më shumë detaje nga takimi i djeshëm që u zhvillua mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama.
Gazetarja u shpreh se ky takim ishte një mënyrë për të bërë një ndërhyrje në protokollin italo-shqiptar. Sakaq, ajo bëri të ditur se janë diskutuar edhe pika të tjera si çështja e ndërlidhjes dhe e industrisë së mbrojtjes.
“Ishte një takim që zgjati tre orë. Nga ajo që na thanë nga kryeministria ishte një mënyrë për të bërë një ndërhyrje në protokollin italo-shqiptar, që është diçka që kryeministrja Meloni e ka prioritet dhe vazhdon të insistojë se ajo do të funksionojë. U diskutuan gjithashtu çështje të tjera si ajo e ndërlidhjes dhe industrisë së mbrojtjes.
Pritet për një datë nga qeveria Meloni, për në qershor 2026, që është dhe data kur do të hyjnë në fuqi edhe rregullat e reja që ndryshojnë procedurat e emigracionit dhe azilit, qoftë për të njohur azilkërkuesit, qoftë për t’i dëbuar.
Gjithashtu ajo për të cilën Meloni e ka shumë për zemër janë qendrat e kthimit që duhet të bëhen sipas shembullit italo-shqiptar. Për momentin ka vetëm zëra që mund të ketë ndryshime në kuadër të ndryshimeve që do të bëjë për emigracionin dhe azilin”, u shpreh ajo.
E pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu se kujt i shërbeu më shumë ky takim, gazetarja u shpreh qartë se më shumë i shërbeu Melonit.
“Ky takim besoj se i shërbeu më shumë Melonit, që sot është e angazhuar në Paris bashkë me Macron dhe Starmer për t’i dhënë një përgjigje Trump pas sulmit të tij ndaj Papës.
Ky takim i shërbeu Melonit pasi tema për emigracionin është shumë e rëndësishme dhe duhet ta kontekstualizojë në këto dy momente, njëri është ai i referendumit kushtetues për drejtësinë që Meloni dhe mazhoranca humbën dhe ishte një goditje e fortë për të, dhe më pas erdhi reagimi nga politika e jashtme e Trump.
Ndaj këto duhet t’i shikojmë edhe në një optikë zgjedhore, pasi në Itali në verën e 2027 do të ketë zgjedhje dhe politikat emigratore janë shumë të rëndësishme në këtë aspekt.
Dhe qeveria deri më tani ka dalë e humbur në këtë çështje dhe këtë na e treguan edhe analizat e flukseve elektorale. Është edhe pasojë e marrëdhënieve të saj me Trump, që po e paguajmë me rritjen e benzinës dhe naftës, pra në këtë mënyrë qytetarët i kanë dhënë një përgjigje Melonit që duhet të distancohet nga Trump dhe duhet të marrë në dorë ato çështje që i ka në betejë, pra emigracionin dhe sigurinë dhe tashmë fushata elektorale ka nisur”, u shpreh ajo.
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar