Dogji mjetin e një polici, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë! Identifikohet edhe porositësi i burgosur (EMRAT)

18 Prill 2026 | 12:24

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. I arrestuari është identifikuar si Albano Merkaj. Ai dyshohet se është autori i djegies së një makinë më datë 14 prill. Mjeti mësohet se ishte një “Ford C-Max”, në pronësi të një punonjësi të Policisë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është dëmtuar edhe një automjet tjetër i markës “Mercedes-Benz”. Gjithashtu është bërë identifikimi i porositësit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Ledio Hajdini i cili aktualisht ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me një operacion policor të datës 2 prill gjatë të cilit shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” kanë kapur në flagrancë Hajdanin për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Policia zbardh dhe dokumenton në kohë të shpejtë djegien e qëllimshme të  automjetit në pronësi të një punonjësi policie.

Si pasojë e zjarrit u përfshi nga flakët dhe një automjet tjetër. Identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Gjithashtu është dokumentuar me prova ligjore  dhe porositësi për djegien e automjetit, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”.

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti me të cilin lëvizte autori i dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent kriminal, si autor i dyshuar i zjarrvënies.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas më datë 14.04.2026, ka djegur  automjetin e markës “Ford C-Max”, në pronësi të punonjësit të Policisë D. P.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është përfshirë dhe është dëmtuar edhe një automjet tjetër i markës “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. K.

Në vijim të veprimeve hetimore, është bërë  identifikimi i porositësit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit L. H., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me një operacion policor të datës 02.04.2026, gjatë të cilit shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, ndër të cilët ishte edhe punonjësi i Policisë D. P., kanë kapur në flagrancë shtetasin L. H., pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për implikimin e personave të tjerë të mundshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026