Goditet një rast i mbajtjes pa leje të armëve, arrestohet 62-vjeçari në Lezhë

18 Prill 2026 | 14:18

Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Lezhës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi atij iu gjetën armë dhe granata pa leje.

Policia bën me dije se ka sekuestruar 1 armë zjarri automatike me 3 krehëra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar.

62-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve. Sekuestrohen armë zjarri, qindra fishekë luftarakë, granata difensive dhe ndezëse detonatorësh të unifikuar. Arrestohet në flagrancë një 62-vjeçar që i mbante pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit L. J., 62 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike me 3 krehëra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, 62-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026