Konferenca e VIII-të Farmaceutike, kërkohen rregulla më të qarta për sektorin e barnave

18 Prill 2026 | 14:38

Urdhri i Farmacistëve në vend në bashkëpunim edhe me Odën e Farmacistëve të Kosovës kanë nisur punimet e Konferenca e VIII-të Farmaceutike “Së Bashku për Farmaceutikën” .

Disa nga çështjet kryesore që morën vëmendje ishin nevoja për reforma konkrete të cilat do t’i japin fund shumë problemeve të përsëritura në sektorin farmaceutik si dhe kërkesa për të ndërtuar standarde evropiane dhe për të përmirësuar aksesin e pacientëve tek barnat.

Dorian Sadiku, President i shoqatës “Unioni i Biznesit Farmaceutik”, gjatë fjalës së tij u shpreh se situata aktuale në sektorin farmaceutik po krijon pasiguri dhe kaos si për pacientët, ashtu edhe për tregun farmaceutik. Në vijim të kësaj ai kërkoi ndërhyrje institucionale për të vendosur rregulla më të qarta dhe të qëndrueshme.

“Kemi folur gjithmonë për afatet kohore kur nuk dimë kur indeksohet lista, kur publikohet ajo. Kemi vetëm surpriza ditët e fundit duke shkaktuar kaos tek pacientët, tek tregu dhe humbje në farmaci dhe bizneset farmaceutike. Pas Kosovës, ku nuk ka fare listë rimbursimi, Shqipëria do të jetë i vetmi vend i Evropës që do të operojë njësoj tani dhe njëzet vite pas. Pas 12 vitesh u bë një ndryshim në VKM, ku duhet duhet të përgëzohet Ministria e Shëndetësisë, por kjo nuk mjafton sigurisht.

Unë propozoj që sa më parë të krijohet një tryezë teknike midis Urdhrit të Farmacistit, Unionit të Biznesit Farmaceutik dhe nga njëra anë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit, apo dhe të gjitha institucioneve. Ose do të ndërtojmë sot një partneritet real për t’i implementuar standardet evropiane, ose do të mbetemi një ishull i izoluar në mes të Evropës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se tashmë është miratuar vendimi  i ri i Këshillit të Ministrave për çmimin e barnave, kjo sipas saj do të sjellë një sistem më të qëndrueshëm në interes të pacientëve .

“Dialogu i hapur me industrinë farmaceutike, profesionistët e fushës dhe të gjithë përfaqësuesit e sistemit mbeten thelbësor për ndërtimin e politikave efektive dhe afatgjata. Është miratuar vendimi i ri i Këshillit të Ministrave për çmimin e barnave. Synimi është i qartë për të pasur një metodikë më racionale dhe më të përshtatur me dinamikat e tregut dhe vështirësitë që hasin kompanitë farmaceutike”, u shpreh Sala.

Konferenca e VIII-të Farmaceutike, “Së Bashku për Farmaceutikën”, do të zgjasë tre ditë rresht, ku profesionistë, akademikë dhe figura qendrore të sektorit nga vendi dhe rajoni, do të referojnë mbi inovacionet shkencore dhe sfidat profesionale të mjekësisë moderne.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026