Plagosi me armë 56-vjeçarin një ditë më parë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

18 Prill 2026 | 15:19

Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku nga konflikti i dy personave mbeti i plagosur Ilirjan Dosti, këtë të shtunë policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë, është shpallur në kërkim shtetasi Astrit Dautaj, 53 vjeç, i cili ditën e djeshme në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, në gjendje të dehur, plagosi me armë zjarri Ilirjan Dostin.

 “Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit Ilirjan Dostit, 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim Astrit Dautaj 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes.

Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026