Aksident i trefishtë në aksin Milot-Lezhë, dy persona të plagosur

18 Prill 2026 | 18:40

Një aksident është regjistruar pak orë më parë në aksin rrugor Milot-Lezhë. Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë.

Sipas njoftimit të policisë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin B. L., automjeti me drejtues shtetasin H. J. dhe automjeti me drejtues shtetasin K. N.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin B. L., automjeti me drejtues shtetasin H. J. dhe automjeti me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin H. J, janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026