Kreu i ILD Artur Metani vizitë në SHBA, takime në Departamentin e Drejtësisë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizuar nga OPDAT (Zyra Transoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë) e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së. Z. Metani zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë, si dhe me përfaqësues të OPDAT.
Zyra e shtypit bëri me dije përmes një njoftimi se “në zyrën e OPDAT, Metani u takua me Zëvendësdrejtorin George Huber dhe Drejtoren Rajonale për Evropën Pragna Soni. Gjatë këtyre takimeve Inspektori i Lartë i Drejtësisë u shoqërua nga Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT në Shqipëri, Dave Backman, si dhe nga inspektori z. Periand Teta.
“Diskutimet u përqendruan në rritjen e standardeve të integritetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor në Shqipëri, si elemente thelbësore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë kontekst, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ndau pikëpamje mbi rëndësinë e forcimit të mekanizmave të inspektimit dhe llogaridhënies për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe nevojën për të garantuar standarde të larta etike dhe profesionale.
Metani theksoi gjithashtu se funksionimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe të përgjegjshëm përbën një element kyç në garantimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri. Bashkëbiseduesit vlerësuan progresin e arritur dhe shprehën gatishmërinë për të vijuar mbështetjen dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në drejtim të asistencës teknike, si dhe shkëmbimit të praktikave më të mira”, theksohet në njoftim.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë