Parashikimi i motit, meteorologia: Ulje temperturash dhe fresk, kur nis vera
E ftuar në një lidhje direkte në “Now” me Esmeralda Mulajn, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për këtë javë, duke theksuar se vendi do të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ndërsa tha se do të ketë dhe një rënie të lehtë të temperaturave.
Sipas saj, gjatë ditëve të para të javës do të mbizotërojnë vranësira të herëpashershme dhe reshje me intensitet të ulët, të cilat do të prekin më së shumti zonat lindore dhe ato malore të vendit, ndërsa në pjesën perëndimore reshjet do të jenë më të izoluara.
Meteorologia thekson se nga mesi i javës pritet një përmirësim gradual i kushteve të motit, me më shumë kthjellime dhe reshje të pakta, ndërsa temperaturat do të fillojnë të rriten ngadalë drejt fundit të javës.
“Sot dhe nesër vendi do të vijojë të jetë nën kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira, kthjellime të shkurtra dhe reshje të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë më të dukshme në gjysmën lindore të Shqipërisë, përfshirë Pukë, Bajram Curri, Kukës, Bulqizë, Burrel, si dhe zona të tjera si Tiranë, Elbasan, Librazhd dhe qarkun e Korçë. Të mërkurën, reshjet do të jenë më të përqendruara në zonat malore, ndërsa në bregdet dhe zonat perëndimore do të ketë vetëm reshje të izoluara ose pika shiu, për shkak të vranësirave të dendura dhe lagështirës së lartë. Nga dita e enjte dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike, me më shumë kthjellime dhe reshje pothuajse të papërfillshme. Sa i përket temperaturave, sot ato do të shënojnë rënie të lehtë në krahasim me ditën e djeshme, duke u luhatur rreth 22–23°C në mesditë, nga 24–25°C që u regjistruan më herët. Edhe nesër pritet rënie e mëtejshme, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë. Megjithatë, gjatë së enjtes dhe së premtes, ndonëse moti do të jetë më i kthjellët, mëngjeset do të jenë të ftohta, me temperatura që në zonat malore mund të zbresin deri në 0°C. Kjo periudhë e freskët pritet të zgjasë pak, pasi nga fundjava temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht”, tha ajo.
Duke folur për rajonin, Porja tha se moti do të mbetet i paqëndrueshëm sot dhe nesër, me reshje të izoluara dhe të përkohshme.
“Në Kosovë priten rrebeshe të izoluara, ndërsa në Mal të Zi reshjet do të jenë më të theksuara sot. Në Maqedoninë e Veriut reshjet do të zhvendosen të mërkurën, por do të jenë kalimtare. Nga e enjtja e tutje, në gjithë rajonin pritet përmirësim i dukshëm i motit, me kthjellime dhe ulje të mundësisë për reshje. Megjithatë, mëngjeset do të mbeten të freskëta deri në fund të javës, ndërsa nga e diela dhe javën e ardhshme pritet rritje graduale e temperaturave”, tha ajo.
Meteorologia Lajda Porja tha se muaji maj pritet të sjellë temperatura më të larta në gjithë Gadishullin Ballkanik, me vlera që në disa zona mund të arrijnë deri në 28–30°C, duke u karakterizuar si një hyrje e hershme e verës.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 22:51 Real Madrid konfirmon largimin e Arbeloas, hapet rruga për Mourinhon
- 22:26 Nga Kristaq Kume te Edlira Çepani, kush janë firmëtarët e nismës për ndryshime në Kodin Zgjedhor
- 22:22 Ministrit izraelit të financave i ndalohet hyrja në Francë
- 21:56 “Protestë model”, Karamuço: Protestuesit të kenë kujdes nga provokatorët dhe të infiltruarit
- 21:55 Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk matet me parulla
- 21:31 Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBA-së për sulm