Ndalohen tre persona të huaj në Shkodër, dyshohet se përhapnin ideologji tek fëmijët

21 Prill 2026 | 15:57

Burime konfidenciale policore bëjnë të ditur se pasditen e djeshme dhe gjatë natës, Policia e Shkodrës ka ndaluar tre shtetas të huaj, dy meshkuj dhe një grua me origjinë nga Lindja e Mesme.

Ndalimi i tyre është bërë pas një kërkese nga zyra e antiterrorit e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Tre të ndaluarit menjëherë janë dërguar në Tiranë në cilësinë e personave të shoqëruar, ku po merren në pyetje për aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Mësohet se zyra e antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe zyra antiterroriste e Shërbimit Informativ Kombëtar kanë kërkuar drejtorive të policive në qarqe shoqërimin e disa personave në gjithë Shqipërinë, të cilët do të merren në pyetje për aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Këto verifikime vijnë pak ditë pasi në media u publikuan pamje të disa personave të dyshimtë të mbuluar, që tentonin të afroheshin pranë fëmijëve.

Burime nga policia bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se personat në fjalë tentojnë të përhapin ideologji të caktuara tek fëmijët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje...
22:00 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE

Një nga protestueset që mori fjalën këtë të premte tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. Ajo u shpreh se i ka...
21:12 | 19/06/2026