Rekord të ardhurash në buxhetin e shtetit, 240 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

21 Prill 2026 | 18:21

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë rritur rreth 240 milionë euro në fillim të këtij viti. TVSH-ja dhe kontributet shoqërore kanë rezultuar me rritjen më të ndjeshme.

Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 205 miliardë lekë në tre muajt e parë të vitit. Kjo shifër është rreth 24 miliardë lekë ose 240 milionë euro më shumë se në janar-mars 2025.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimet u rritën me 7 miliardë lekë, duke u mbledhur në total 78 miliardë lekë.

Në këtë kategori të ardhurash, rritja më e lartë reflektohet te TVSH e arkëtuar, me 25 miliardë lekë ose 19% më shumë se tremujori i vitit 2025. Ky zë lidhet drejtpërdrejt me konsumin, por gjatë kësaj periudhe duket se ka ndikuar edhe rritja e çmimeve.

Nga tatimi mbi fitimin u mblodhën 20 miliardë lekë, ose 13% më shumë se tremujori i vitit 2025.

Edhe të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore kanë arkëtuar mbi 4.6 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar, si pasojë e rritjes së pagave dhe formalizimit të shumë bizneseve që kanë rregulluar bilancet e pagave.

Ndërkohë edhe të ardhurat doganore janë 83 milionë lekë më shumë se vitin e kaluar, duke arritur 53 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 3-mujore arritën në rreth 156 miliardë lekë, ose 153 milionë euro, me një realizim në masën 93% të planit të periudhës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026