Balla i përgjigjet Berishës: Negociatat s’janë të bllokuara, Shqipëria ka përmbushur detyrimet
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj në Kuvend, pretendimeve të opozitës për bllokim të negociatave, duke thënë se bien ndesh me raportet zyrtare të institucioneve europiane.
“Në Kuvendin e Shqipërisë ka mbërritur raporti vjetor i qeverisë lidhur me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, bashkuar këtu dhe raporti i tre muajve të parë të vitit 2026. Ajo që duhet t’ua themi me shumë krenari shqiptarëve, nuk është shpresa apo mallkimet e atyre që përditë mundohen të thonë që negociatat kanë ngecur që Shqipëria është bllokuar”.
Balla deklaroi se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet e ndërmjetme të procesit të integrimit dhe se objektivi për anëtarësim deri në vitin 2030 mbetet real sipas vlerësimeve të zyrtarëve të lartë të BE.
“Është fakt nga Komisioni Europian, nga Parlamenti Europian dhe nga Këshilli Europian se Shqipëria sot ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas raportit të Komisionit Europian.
Ka një procedurë, sikurse u komunikua pardje nga komisionera Kos, dhe dje nga zëvendëspresidentja dhe komisionerja e lartë Kaja Kallas, se pritshmëria e Shqipërisë për të përmbyllur procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 është shumë realiste. Po citoj këtu komisioneren Kallas, e cila tha që Shqipëria, bashkë me Malin e zi, duhet të bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane të vitit 2029. Ky është fakt”, shtoi kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.
Balla gjithashtu kërkoi bashkëpunim nga opozita në këtë moment kyç, duke i ftuar të bëhen pjesë e procesit dhe të mbështesin rrugën europiane.
“Miqësisht, hiqni dorë nga gjithë kjo baltë që hidhni kundër Shqipërisë. Nuk e keni Shqipërinë vend armik. Është momenti i duhur historik që të punojmë gjithë së bashku për ta çuar këtë aspiratë historike të shqiptarëve pas 35 vjetësh punë të përbashkët.
Ejani dhe lexojeni me vëmendje raportin që do të miratojë Parlamenti Europian në AFET në datë 5 maj, ku ju bën ju një thirrje për t’u bërë pjesë e të gjitha proceseve. Ne kemi gatishmërinë, punojmë me ju për gjithçka. Por edhe ju duhet të merrni përgjegjësi që ju takojnë”, tha Balla.
Presidenti iranian: Nuk synojmë bombën atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë