‘Ligji nuk detyron askënd të qëndrojë në kafaz’, Ish-Prokurori Beçi: Futja në kafaz është poshtërim

27 Prill 2026 | 22:12

Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur në “Now” lidhur me seancën gjyqësore në GJKKO që u mbajt sot për çështjen e Ilir Metës.

Ai shpjegon se legjislacioni shqiptar nuk e detyron të pandehurin të qëndrojë në kafaz gjatë gjykimit. Sipas tij, vendosja në kafaz bie ndesh me tre te drejta që i takojnë të pandehurit.

“Ligji shqiptar nuk e detyron askënd që i pandehuri të qëndrojë në kafaz gjatë gjykimit, nuk është e parashikuar në asnjë pjesë të kodit të procedurës penale as në Kushtetutë.

Përkundrazi, duke iu referuar Kushtetutës, kodit dhe parimeve të një gjykimi të drejtë të paanshëm dhe objektiv, kemi parasysh tre elementë që kufizojnë kafazin: prezumimi i pafajësisë, dinjitetin e personit dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Sa i përket prezumimit të pafajësisë, kafazi në koncept dhe në publik krijon idenë që tashmë ti je i ndëshkuar. Në të gjitha arrestimet e zyrtarëve të lartë, lutja më e madhe e gazetarëve është të kapin një foto në kafaz dhe ky është dinjiteti i personit”, tha ai.

Më tej, Beçi argumenton se kafazi pengon komunikimin normal mes të pandehurit dhe avokatit, duke cenuar procesin e rregullt ligjor.

“Të drejtën për një proces të rregullt, kjo duket shumë e përgjithshme por kjo cënohet sepse nënkupton një akses shumë normal që duhet të kesh me mbrojtësin tënd. Kur klientin e ka në kafaz, avokati pengohet.

Kafazi është një përjashtim nga rregulli. Kafazin mund ta përcaktojë gjykata me argumenta të plota siç janë rrezikshmëria e personit apo asaj e zhvillimit të gjyqit”, theksoi ish-prokurori Beçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
11:34 | 04/06/2026