Vrasja e çiftit në Lezhë, Gazetari: Kam parë pamjet filmike. Autorët janë pa maska
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me atentatin mafioz në Lezhë, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Gazetari i Eni Ferhati, duke iu referuar pamjeve filmike të siguruara nga grupi hetimor, e ka cilësuar ngjarjen si një rikthim të frikshëm të gjakmarrjes primitive.
“Me pak fjalë, është tronditëse. Kam parë pamjet filmike dhe janë shumë brutale dhe shokuese,” u shpreh Ferhati. Sipas tij, autorët nuk kanë tentuar të fshihen pasi kanë qenë pa maska dhe kanë qëlluar mbi makinë dhe pse e dinin që brenda saj ishte dhe nje grua: “Është e paimagjinueshme që në vitin 2026 në Shqipëri, kjo është një plagë që na rikthehet: gjakmarrja dhe zbatimi i Kanunit. Pamjet filmike janë shumë të qarta. Autorët, jo vetëm që e kanë paramenduar krimin, por as nuk janë kujdesur fare të fshihen. Janë pa maska.”
Gazetari tha se “dinamika e krimit tregon për një plan të mirëorganizuar dhe një ndjekje gjatë gjithë ditës. Çifti Mujeci po udhëtonte me një mjet tip “Audi Q7”, kur u bllokua në mes të rrugës nga dy makina të autorëve, një “Audi” i bardhë dhe një “Golf 5″. Të shtënat me Kallashnikov kanë filluar që në ecje. Autorët kanë zbritur nga makina dhe, për siguri, kanë qëlluar edhe disa herë të tjera në drejtim të shënjestrës,” shpjegoi gazetari.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta