“Aty ku dielli prek detin”, Himara hap sezonin turistik me koncerte dhe evente

29 Prill 2026 | 18:36

Himara çel zyrtarisht sezonin turistik me një program të larmishëm aktivitetesh që do të zhvillohen në datat 1, 2 dhe 3 maj.

Aktivitetet do të përfshijnë evente kulturore, sportive, argëtuese dhe muzikore, me pjesëmarrjen e artistëve dhe grupeve të ndryshme.

Në ditën e parë parashikohen parada e Bandës Filarmonike, regjistrimet për beach volley, mini maratona “Himara RunFest”, ekspozita fotografike dhe dokumentare, panairi i artizanatit dhe kulinarisë, si dhe koncert folklorik me pjesëmarrjen e Grupit të Himarës, Arvi Mene, Landi Cenko, Maya dhe Devis Xherahu.

Më 2 maj, programi vijon me aktivitete për fëmijë, karnaval veror, scuba diving, aktivitete me kajak, festival dritash, kinema të hapur dhe koncert me Ronela Hajatin dhe Elita 5.

Në ditën e tretë, aktivitetet përfshijnë ekspozita, cirk, panair artizanati, jet ski, “Drone Show” dhe koncert me Kostandinos Argiros.

Aktivitetet zhvillohen nën moton “Aty ku dielli prek detin”, si pjesë e promovimit të Himarës për sezonin e ri turistik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026