Rezoluta për Kosovën në Kongresin Amerikan, Kostreci analizon sfidat e zbatimit
E ftuar në një lidhje live nga Uashingtoni për emisionin “Balkan Talks”, publicistja dhe gazetarja Keida Kostreci komentoi nismën e tre kongresmenëve amerikanë për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Sipas Kostrecit, çdo veprim i këtij lloji në SHBA ka rëndësi të veçantë, sidomos kur mbështetja vjen në mënyrë dypartiake.
“Çdo rezolutë në mbështetje të Kosovës në Shtetet e Bashkuara, aq më tepër kur kemi një grup anëtarësh të kongresit nga të dyja partitë, është diçka e rëndësishme sepse sjell fokusin tek ajo që mbetet ‘themra e Akilit’ në Ballkan,” u shpreh ajo.
Megjithatë, gazetarja theksoi se përtej simbolikës politike, duhet parë me realizëm mundësia e zbatimit të një nisme të tillë, duke marrë në konsideratë pengesat ekzistuese brenda aleancës.
“Duhet të kemi parasysh sa realiste është një gjë e tillë, duke qenë se katër vende anëtare të NATO-s nuk e njohin Kosovën dhe vendimmarrja në NATO bëhet me konsensus,” theksoi Kostreci, duke nënvizuar se një proces i tillë do të jetë dhe kompleks.
Ajo shtoi se dinamika globale dhe prioritetet e politikës së jashtme amerikane ndikojnë drejtpërdrejt në këtë çështje.
“Duhet parë gjithashtu sa interes ka administrata amerikane të merret me këtë temë, duke pasur parasysh zhvillime të tjera si tensionet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e ndërlikuara me disa vende të NATO-s,” u shpreh ajo.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 19:48 Gjendet i mbytur një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër
- 19:41 BE-ja shpërndan 34 milionë euro për Armeninë mes ndikimit të kufizimeve tregtare ruse
- 19:37 Aktivistët dhe qytatarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:36 Sulmet në Sudan vrasin të paktën 9 civilë, disa të plagosur
- 19:30 Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran
- 19:27 OKB mirëpret raportet për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, bën thirrje për dialog