Gjirokastër -Këlcyrë, rriten çmimet e produkteve ushqimore, të papërballueshme për qytetarët
Në Këlcyrë po vihet re një rritje e ndjeshme e çmimeve të produkteve ushqimore, duke i bërë ato gjithnjë e më të papërballueshme për konsumatorët. Sipas banorëve, shtrenjtimi ka përfshirë si produktet bazë të shportës, ashtu edhe tregun e fruta-perimeve.
Më të prekurit nga kjo situatë janë të moshuarit, të cilët mbështeten kryesisht te pensionet dhe e kanë të vështirë të përballojnë kostot në rritje.
“Ka një stopim të blerjeve, nuk është si më parë”, shprehet një banor. Ndërsa një tjetër shton: “Është e papërballueshme, nuk marrim dot as ilaçet, jo më ushqimet”.
Banorët thonë se presin ditët e tregut, kur tregtarë nga qytete të tjera ofrojnë çmime disi më të ulëta. Sipas tyre, çmimet aktuale janë të papërballueshme për buxhetet familjare.
Ndër vite, zona e Këlcyrës është përballur edhe me emigrim të lartë, çka ka ndikuar negativisht në ekonominë lokale dhe fuqinë punëtore.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin e grupit për bojkot të seancave
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali